Bota

Protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë, policia arreston 3500 veta

6 Mars 2022, 16:21 Nga DOSJA
Protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë, policia

MOSKË – Rreth 3.500 protestues kundër luftës nw Ukrainw thuhet se janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax duke cituar ministrinë e brendshme.

Sipas raportit, rreth 2,500 njerëz morën pjesë në protestat në Moskë të dielën, nga të cilët 1700 u arrestuan. 1500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan më pas. Gjithsej 1200 persona të tjerë morën pjesë në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1061 prej tyre u arrestuan

Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t’u marrë në pyetje ku po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.

Sipas faqes së internetit të të drejtave të njeriut OVD-Info, gjithsej 10.946 persona janë arrestuar në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll