Bota

Zelenskyy thirrje mbarë botës: Nëse s’na jepni avionë, atëherë dëshironi që ne të vdesim

6 Mars 2022, 15:22 Nga DOSJA
Zelenskyy thirrje mbarë botës: Nëse s’na jepni avionë,

KIEV – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy u bëri thirrej liderëve botërorë që të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi për Rusinë brenda hapësirës ajrore ukrainase. Por, mesazhi i tij më i fortë erdhi më pas kur kërkoi që nëse kjo kërkesë e Kievit nuk realizohet, atëherë duhet që liderët e Perëndimit dhe të gjithë njerëzimit të furnizojnë Ukrianën me avionë bombardues për të luftuar ndaj forcave ruse. Sipas tij, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë mbarë bota do të mbajë përgjegjësi për vdekjet tragjike të ukrainasve.

“Ne ju kërkojmë çdo ditë një zonë ndalim fluturimi, nëse nuk na e jepni, të paktën na jepni aeroplanë për të na mbrojtur. Nëse nuk na i jepni as këto, ka vetëm një zgjidhje: edhe ju dëshironi që të na vrasin ngadalë. Kjo do të jetë edhe përgjegjësi e politikës botërore, e liderëve perëndimorë. Sot dhe përgjithmonë”, u shpreh nëpërmjet një videoje presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 14:53

Armëpushim i kufizuar në Ukrainë

Forcat ruse do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm të dielën në dy qytete të Ukrainës, tha një zyrtar në një nga dy rajonet separatiste pro-ruse të vend...