Bota

Putin merr tjetër “goditje”, gjenerali bjellorus dorëhiqet, s’pranoi të pushtonte Ukrainën

6 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Putin merr tjetër “goditje”, gjenerali bjellorus

BJELLORUSI- Zëvendësministri i Mbrojtjes për Bjellorusinë thuhet se ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të mbështesë pushtimin aktual rus të Ukrainës. Daily Mail shkruan se zëvendësministri Viktor Gulevich, i cili është gjithashtu shefi i shtabit të përgjithshëm, ka thënë se personeli i njësisë ushtarake bjelloruse refuzoi të merrte pjesë në veprime ushtarake dhe se Forcat e Armatosura të Bjellorusisë nuk mund të kompletonin një grup të vetëm batalioni.

Gulevich është në mesin e një numri zyrtarësh bjellorusë që përballen me sanksione ekonomike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të afërsisë së tyre me Vladimir Putin. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha më parë se ushtria bjelloruse ka mbështetur dhe mundësuar pushtimin rus të Ukrainës  duke lejuar trupat ruse të ndërtohen në kufirin e saj me Ukrainën.

“Kryerja e punës shpjeguese me komandantët e njësive ushtarake nuk dha rezultate. Unë kam guximin të supozoj se zëvendësimi i komandantëve të këtyre reparteve ushtarake, të cilët nuk mundën të organizonin formimin e grupeve në terren, nuk do të na japë rezultatin që na duhet.Për sa më sipër, kërkoj vendimin tuaj për pranimin e dorëheqjes sime,”- thuhet se Gulenvich i shkruajti ministrit aktual të Mbrojtjes Viktor Khrenin.

Një foto e letrës u shpërnda nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexander Nosov dhe pas portimit të letrës menjëherë ka reaguar ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë duke vënë në dyshim vërtetësinë e letrës. Madje shtuan se  Gulevich nuk mund t’i kërkojë Ministrit të Mbrojtjes të japë dorëheqjen, por personit që e ka punësuar atë – komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë. 

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi viktor gulevich lufta ukraine-rusi viktor gulevich

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 14:53

Armëpushim i kufizuar në Ukrainë

Forcat ruse do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm të dielën në dy qytete të Ukrainës, tha një zyrtar në një nga dy rajonet separatiste pro-ruse të vend...