Bota

Blinken: Kemi prova për sulme ruse ndaj civilëve ukrainas, janë krime lufte

6 Mars 2022, 15:59 Nga DOSJA
Blinken: Kemi prova për sulme ruse ndaj civilëve ukrainas, janë

UASHINGTON – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije SHBA ka grumbulluar prova për sulme të forcave ruse ndaj popullsisë ukrainase, të cilat duhet të konsiderohen si krime lufte. Në invervistën për CNN, shefi i diplomacisë amerikane këmbënguli se shteti amerikan ka prova të besueshme për të vërtetuar se Moska ka kryer krime lufte në Ukrainë. Ai premtoi se Uashingtoni do t’i dërgojë këto dokumente në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.  

“Kemi parë raporte të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve ukrainas që konsiderohen si krime lufte. Kemi parë të besueshme të përdorimit të disa armëve. Ajo çfarë po bëjmë tani është dokumentimi të gjitha rasteve. Duke i grumbulluar, më pas do të mundohemi që organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të hetojnë nëse ka krime lufte për t’i mbështetur këto akuza. Janë raporte shumë të besueshme që ne i kemi dokumentuar”, u shpreh Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

LAJMI KRYESOR: Sulmet ruse në Ukrainë/ Dështon armëpushimi i 2-të, Putin vendos kushte për fundin e luftës

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 14:53

Armëpushim i kufizuar në Ukrainë

Forcat ruse do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm të dielën në dy qytete të Ukrainës, tha një zyrtar në një nga dy rajonet separatiste pro-ruse të vend...