Sport

“Derbi për Paqen” në Ukrainë, në Tiranë përfundoi në paqe pa gola!

5 Mars 2022, 20:42 Nga DOSJA
“Derbi për Paqen” në Ukrainë, në Tiranë

TIRANË– Tirana dhe Partizani bëjnë paqe në derbi. Takimi zhvilluar në ‘Air Albania’ përfundoi me shifrat 0-0, përballje e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Solidariteti ka zbritur edhe në stadiumin ‘Air Albania’, ku tifozët e derbit Tirana-Partizani = kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: Jemi me Ukrainën.

Një pjesë e parë jo e bukur për t’u parë dhe mundësia do të vinte në minutën e 27′ kur një top i gjatë nga thellësia për Xhixhën shfaqet para Hoxhës dhe kalon portierin me parabël, por Albion Marku është në pozicion dhe largon rrezikun para se sfera të kalojë vijën fatale.

 

Mbas tri minutash tifozët e Partizanit do të hidhnin flakadanë në fushë, me takimin që u shty për disa minuta. Në pjesën e dytë, Partizani merr iniciativën dhe Cara në minutën e 58′ do të godiste nga distanca, por Bekaj grushtoi saktë. Partizani do të kishte mundësinë ideale në minutën e 68′ kur Stenio Junior gabon në mënyrë të pabesueshme.

Pas një aksioni nga e djathta, topi mbërrin në shtyllën e dytë te ai, i vetëm më portën bosh. Por braziliani gabon në mënyrë të çuditshme duke mos e kthyer në rrjetë. Në minutat e mbetura dy skuadrat nuk bëjnë asgjë me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll