Politike

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Voton kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni

6 Mars 2022, 08:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 Marsit/ Voton kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda

SHKODËR– Kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Angoni ka votuar në Shkodër. Pas përfundimit të procesit të votimit, ajo ka folur për gazetarët e pranishëm. Angoni është shprehur se deri më tani procesi zgjedhor po vijon pa probleme si dhe i bën thirrje qytetarëve shqiptare që t’i drejtohen kutive të votimit.

Angoni tha se po bëhet e pamundura që të gjithë qytetarëve tiu garantohet e drejta e votës.

“Ne po bëjmë të pamundurën që qendrat e votimit të hapen, megjithë kushtet e vështira të motit.Them është herët për të dhënë konkluzionin e pjesëmarrjes, dëshiroj që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, që secili të votojë për atë që dëshiron, është një e drejtë kushtetuese që duhet ta realizoj çdo qytetar.Mendoj se ora e ndryshimit ka ardhur, unë i kam marrë mesazhet e mbështetjes së tyre”, tha Angoni.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Zgjedhjet e pjesshme vendore/Nis votimi, probleme në zonat e thella, Rama: Votoni!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike majlinda angoni zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 majlinda angoni zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll