Bota

Mbi 3 mijë vullnetarë amerikanë shkojnë për të luftuar në Ukrainë

6 Mars 2022, 08:19 Nga DOSJA
Mbi 3 mijë vullnetarë amerikanë shkojnë për të

UKRAINE– Mbi 3 mijë amerikanë pranuan thirrjen e Ukrainës për vullnetarë të huaj që do të luftojnë kundër Rusisë. Një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Uashington ia konfirmoi lajmin Zërit të Amerikës, raporton REL.

Vendet perëndimore nuk po dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, por kanë dërguar armë. Gjithashtu, kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe oligarkëve dhe liderëve rusë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për të ndihmuar Ukrainën në luftë. Disa ditë më parë, Zelensky tha se rreth 16,000 vullnetarë nga vende të ndryshme janë paraqitur për të marrë pjesë në luftë. Marrë nga REL.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll