Bota

BE hap “thesin”, 500 mln euro ndihmë për refugjatët ukrainasë

6 Mars 2022, 07:55 Nga DOSJA
BE hap “thesin”, 500 mln euro ndihmë për refugjatët

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të ndihmojë me një këst të parë prej 500 milionë euro refugjatët ukrainasë. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila thekson se Ukraina meriton mbështetje dhe solidaritet.

“BE po jep këstin e parë prej 500 milionë euro për të ndihmuar refugjatët dhe këtë javë u siguruam që ata të kenë të drejtën për të jetuar në BE për të paktën një vit. Refugjatët nga Ukraina meritojnë solidaritetin dhe mbështetjen tonë, si dhe vendet pritëse”, thuhet në deklaratë.

In Spain to meet with @sanchezcastejon and discuss the extremely difficult situation created by Putin.

This is a defining moment for our democracies.

We are determined to limit Putin’s capacity to finance his atrocious war. https://t.co/TEGL94DZbD

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 5, 2022


Vendimi vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota refugjatet ukrainase ursula von der leyen refugjatet ukrainase ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 07:02

Zelenskyy ukrainasve: Ne duhet të luftojmë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...