Bota

Raporti i trishtë: 1.3 milionë ukrainas lanë atdheun që nga nisja e luftës

6 Mars 2022, 08:02 Nga DOSJA
Raporti i trishtë: 1.3 milionë ukrainas lanë atdheun që nga

UKRAINE– Mijëra refugjatë ukrainas vazhdojnë të ikin nga atdheu i tyre duke kërkuar siguri në vendet fqinje. Më shumë se 1.3 milionë ukrainas kanë kaluar kufijtë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, në atë që Kombet e Bashkuara tani e quajnë krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Shifra pritet të arrijë në 1.5 milion gjatë ditës së sotme.

“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

Raporti vjen pas luftës që ka nisur në Ukrainë më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli “operacionin special” që nënkupton pushtimin e Ukrainës. Rusët kanë sulmuar me raketa dhe ushtri qytetet kryesore ndërsa rreth 1.3 milionë ukrainasë kanë lënë shtëpitë e tyre. çështja është depozituar edhe në gjykatën e Hagës, ku pritet të shqyrtohet më 7 dhe 8 mars.

Lajmi kryesor: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota filippo grandi lufta ukraine-rusi filippo grandi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 07:02

Zelenskyy ukrainasve: Ne duhet të luftojmë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...