Bota

Ditë e re në Ukrainë! Zhvillimet nga lufta, thirrja e Zelenskyy-t, paralajmërimi i Putin

6 Mars 2022, 07:08 Nga DOSJA
Ditë e re në Ukrainë! Zhvillimet nga lufta, thirrja e

UKRAINË– Ukraina futet sot në ditën e 11-të të luftës. Qytetarët janë zgjuar nga sirenat e sulmit ajror në qytetin qendror të Poltava, i cili shtrihet midis Kievit dhe Kharkiv. BBC sjell zhvillimet më të fundit që vijnë nga fronti i luftës dhe ai politik.

ZHVILLIMET:

-Presidenti i Ukrainës Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me 300 ligjvënës amerikanë të shtunën. Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin amerikan Biden të shtunën mbrëma
NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë të ndaluar fluturimi, e cila mund t’i sjellë forcat perëndimore drejtpërdrejt në konfrontim ushtarak me Rusinë.

-Udhëheqësi rus Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte një zonë të ndaluar fluturimi si një akt lufte

-Rusia vazhdon të bombardojë qytetin strategjik jugor të Mariupolit. Një armëpushim fillestar për të lejuar evakuimin e civilëve ka dështuar, thonë zyrtarët ukrainas.

-Situata në Mariupol dhe rajoni i Sumy është në “prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për një kanal lokal lajmesh.

-Nuk ka furnizim me energji elektrike dhe ujë në dy qytete në rajonin Sumy, shtoi këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.

-Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë pezulluar të gjitha operacionet në Rusi

-Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas do të takohen për një raund tjetër negociatash të hënën

LAJMI KRYESOR: 11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 07:02

Zelenskyy ukrainasve: Ne duhet të luftojmë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...