Bota

Lufta në Ukrainë shkakton frikë te Finlanda, shpreh dëshirën për t’iu bashkuar NATO-s

6 Mars 2022, 07:04 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë shkakton frikë te Finlanda, shpreh

FINLANDË– Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj – nga shtetet baltike deri në Moldavi. Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.

Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.

Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.

Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet. Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka./REL

11 ditë luftë/ Bomba në qytet, Rusët pushtojnë Borodyanka, Zelenskyy bisedon me Biden

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota finlandë lufta ukraine-rusi finlandë lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Mars 2022, 07:02

Zelenskyy ukrainasve: Ne duhet të luftojmë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...