Bota

Abazoviç, telefonatë me Escobar: Çfarë do t’i gjejë oligarkët rusë në mësyjnë Malin e Zi

5 Mars 2022, 18:13 Nga DOSJA
Abazoviç, telefonatë me Escobar: Çfarë do t’i

Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas një njoftimi të Qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç ka thënë se shteti i tij qëndron me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të mbrojtur vlerat e civilizimit.

“Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet në mënyrë që të ndjekë plotësisht politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të ndërmarrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi. Në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit, ne po ndërmarrim veprime që kanë për qëllim të luftojnë ndikimin malinj në Mal të Zi, që më herët ka rezultuar me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria për Punë të Jashtme”, ka thënë Abazoviç.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi do të dërgojë ndihmë shtesë humanitare dhe financiare, por edhe ndihmë ushtarake, sapo të përfundojnë proceset e brendshme në vend. Sipas njoftimit, Escobar e ka falënderuar Malin e Zi për partneritetit dhe ka përsëritur qëndrimin se Podgorica mund të llogarisë në mbështetjen e Uashingtonit.

Mali i Zi ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë. Ky shtet, si pjesë e NATO-s, ka thënë se do të mbështesë të gjitha politikat e aleancës ushtarake.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll