Bota

Plani për të ‘mposhtur’ Putin! Boris Johnson prezanton 6 pikat

6 Mars 2022, 05:33 Nga DOSJA
Plani për të ‘mposhtur’ Putin! Boris Johnson prezanton 6

BRITANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar që pushtimi “i tmerrshëm” i Rusisë në Ukrainë të dështojë. Ai ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus Putin.

Çfarë ka thënë:

1-Udhëheqësit botërorë duhet të mobilizojnë një “koalicion humanitar ndërkombëtar” për Ukrainën

2-Ata gjithashtu duhet të mbështesin Ukrainën “në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e saj”.

3-Presioni ekonomik ndaj Rusisë duhet të rritet.

4-Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i rezistojë “normalizimit rrëshqitës” të veprimeve të saj në Ukrainë.

5-Rezolutat diplomatike për luftën duhet të ndiqen, por vetëm me pjesëmarrjen e plotë të qeverisë legjitime të Ukrainës.

6-Duhet të ketë një “fushatë të shpejtë për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë” midis vendeve të NATO-s.

Johnson pritet gjithashtu të japë mesazhin e tij në takimet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte në Doëning Street të hënën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi putin boris johnson lufta ukraine-rusi putin

Sondazh

Poll