Sport

Emocionet e presidentëve para derbit të kryqytetit, Halili përballë Demit…

5 Mars 2022, 19:11 Nga DOSJA

TIRANE Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është gjithmonë një ndeshje për të mos u humbur. Nuk bën përjashtim edhe kjo përballje e 165-të mes tyre.

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të zbresin dy skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptarë. Dy presidentët, ai i Tiranës, Refik Halili, dhe Gazmend Demi i Partizanit, në prag të kësaj sfide tregojnë për “Top-Channel” emocionet e tyre për ndeshjen më të madhe të këtij edicioni që po shkon drejt fundit.

“Derbi është derbi, dihet që gjithmonë na shton entuziazmin, shpresoj që të kemi një rezultat pozitiv për ne,”- shprehet presidenti Demi i Partizanit.

“E presim të gjithë me shumë qejf, me shumë emocion, shpresoj që në këtë ndeshje ne të dalim me sukses, për të kënaqur tifozerinë por edhe veten,”– deklaron presidenti Halili i Tiranës.

Një ndër bukuritë e kësaj përballjeje ka qenë tifozeria kryeqytetase, e cila sot pritet të jetë e shumtë në numër në stadium.

“Kemi vendosur të mos i ngremë çmimet e biletave, që të kemi sa më shumë tifozë. Mendoj që sot do të kemi një rekord,”- thotë numri një bardheblu.

“Derbi gjithmonë sido që të jenë skuadrat, si Partizani ashtu edhe Tirana, ka entuziazm të madh dhe stadiumi mbushet më shumë. Janë një ndihmës për ne, ju e dini çmimet e biletave janë të lira,”- shton presidenti Demi.

Gazmend Demi në 10 vitet e fundit është konsideruar si edhe presidenti ndeshjeve derbi, për shkak të suksesit të skuadrës së tij, disa vite më parë përballë bardhebluve, por vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

“Ju e keni parë që unë nuk flas më për derbin. Atëherë kisha thënë që sa të jem unë president do të fitonim ne, tani u bën 2-3 vite e kam zbutur këtë punë,”- shprehet Demi.

“Këtu do më fusësh, do të flas si tifoz. Kam dëshirë që në këtë sezon, me këtë grup t’i fitojmë të gjitha ndeshjet,”- deklaron presidenti Halili.

Sa i përket sezonit, Partizani tashmë ka ndryshuar objektivin dhe më i miri i mundshëm është pjesëmarrja në kupat e Europës.

“Eshtë një objektiv për të justifikuar veten, sepse ne e filluam sezonin me objektivin për të dalë kampion. Që të justifikohet administrate ime dhe të gjithë të tjerët, duhet patjetër që në Europë të shkojmë. Ky vit ka qenë një disastër,”- thotë presidenti i të kuqve Demi.

“Unë për vete jam i kënaqur, tani që jemi pak të shkëputur jemi më qetë. Nëse do të kemi një rezultat të mirë, them që bindemi se kjo skuadër e meriton titullin kampion.

Por derbin e duan të gjithë,”- deklaron Halili i bardhebluve.

“Mendoj se fitojmë ne, me një rezultat të ngushtë 1-0,”- shpreh dëshirën e tij presidenti i Partizanit, Gazmend Demi në mikrofonin e “Top-Channel”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gazmend demi në stadiumin “air albania” presidenti refik halili shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania” gazmend demi në stadiumin “air albania” presidenti refik halili shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania”

Sondazh

Poll