Sport

VIDEO/ Marsch e nis ters, humbja e pestë radhazi për Leeds, kësaj here ndaj Leicester…

5 Mars 2022, 15:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Marsch e nis ters, humbja e pestë radhazi për Leeds, kësaj

ANGLI – Gjashtë ditë pas shkarkimit të Marcelo Bielsa, Leeds humbi një mundësi të artë për t’u distancuar nga zona e kuqe të shtunën, ndeshja premierë për Jesse Marsch.

Të guximshëm, ata lanë përshtypjen më të mirë në fushën e Leicesterit (0-1), por përsëri paguar shtrenjtë ngathtësia e tyre para portës (18 goditje, 4 në portë) së “Dheprave”.

Ndeshja ndoshta ndryshoi, kur portieri danez Peter Schmeichel fitoi mrekullisht një duel të ri me Raphinha në zonë (60’). Shtatë minuta më vonë, në një nga sulmet e rralla të “Dhelprave”, Harvey Barnes shënoi golin e vetëm të takimit, duke i siguruar fitoren 1-0 Leicester.

Me këtë humbje të pestë radhazi, Leeds është më shumë se kurrë nën kërcënim nga rivalët e tyre në fundin e renditjes: Burnley (i 18-ti), i cili ka luajtur dy ndeshje më pak, është vetëm dy pikë larg; Norwich (e 20-ti), me gjashtë pikë larg, por një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leeds united marcelo bielsa peter schmeichel stadiumin "leicester city" të londrës trajneri i ri i leeds leeds united marcelo bielsa peter schmeichel stadiumin "leicester city" të londrës trajneri i ri i leeds

Sondazh

Poll