Sport

BUNDESLIGA/ Bayern tradhëtohet nga Muller, Leverkusen i merr pikë, Leipzig shpëton në fund

5 Mars 2022, 16:57 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Bayern tradhëtohet nga Muller, Leverkusen i merr pikë,

GJERMANI– Përfundon me barazim me shifrat 1-1 ndeshja e javës së 25-të mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, përballje e vlefshme për kampionatin gjerman.Bavarezët kaluan fillimisht në avantazh me Sule në minutën e 18′, ndërkohë që ‘aspirinat’ barazuan falë një autogoli të Muller në minutën e 36′. Bayern vazhdon të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes së Bundesligës, 9 pikë larg ndjekësit më të afërt.

Një gol i Angelino në minutën e fundit të kohës së rregullt i ka mohuar Freiburgut një fitore të madhe në shtëpinë e RB Leipzig. Miqtë vazhdojnë të shkëlqejnë në Bundesligë këtë sezon dhe kanë kaluar të parët në avantazh në “Red Bull Arena”, por Leipzig ka baraspeshuar gjithçka në fund të sfidës. Të dyja skuadrat qëndrojnë në kuotën e 41 pikëve në tabelën e klasifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich bundesliga bayern munich bundesliga

Sondazh

Poll