Sport

VD/ Intervista prekëse e Zinchenkos, tronditur nga lufta në Ukrainë: Kam një javë që po qaj

5 Mars 2022, 13:00 Nga DOSJA
VD/ Intervista prekëse e Zinchenkos, tronditur nga lufta në

ANGLI– I intervistuar nga BBC Sport nga legjenda Gary Lineker, futbollisti i Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko, donte të falënderonte publikisht botën për të gjithë mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës, duke mos fshehur të gjithë hidhërimin personal që ndjeu pas pushtimit të ushtrisë ruse. Ja deklarata e tij.

“Kam një javë që po qaj. Jam krenar që jam ukrainas dhe do të jem gjithmonë për pjesën tjetër të jetës sime. E njoh mentalitetin e njerëzve të vendit tim: ne preferojmë të vdesim më mirë. Rusia po flet për një “operacion sigurie”?

Ata po shkatërrojnë qytetet e vendit tim. Është absurde të flasësh për një operacion sigurie, kjo është një luftë e vërtetë dhe ajo që po i bëjnë popullit tim nuk është e pranueshme. Ne duhet ta ndalojmë këtë.”

 

“I’m just crying. I promise you, I’m just crying.”

Oleksandr Zinchenko has thanked the world for standing with Ukraine in an emotional interview about the Russian invasion of his homeland.

Watch in full on Football Focus tomorrow at 12pm on @bbciplayer

— BBC Sport (@BBCSport) March 4, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester city oleksandr zinchenko rusi ukraine manchester city oleksandr zinchenko rusi ukraine

Sondazh

Poll