Sport

Pas gjestit të Zverev, amerikania Williams: “Po ta bëja unë, ndoshta do të isha në burg”

5 Mars 2022, 15:03 Nga DOSJA
Pas gjestit të Zverev, amerikania Williams: “Po ta bëja

SHBA – Më 23 shkurt, në turneun e Acapulcos (Meksikë), tenisti Alexander Zverev kishte humbur nervat gjatë një ndeshjeje dyshe. Në fund të saj, i tërbuar nga një vendim i gjyqtarit, ai filloi të godiste me raketë karrigen e arbitrit, duke qenë në prag të dëmtimit të Alessandro Germanit, i cili drejtonte ndeshjen.

Për këtë veprim, tenisti gjerman, numri 3 i botës, u përjashtua menjëherë nga turneu dhe më pas u dënua me 40 mijë dollarë gjobë. Zverev kishte kërkuar falje për sjelljen e tij të keqe. Që atëherë ai nuk ka marrë asnjë sanksion shtesë.

Në një intervistë me “CNN”, tenistja amerikane Serena Williams, ish-numri një i botës, ka një gjykim tjetër. Williams beson, se nëse ajo do të kishte kryer një veprim të tillë, do të ishte dënuar shumë më rëndë. “Unë ndoshta do të isha në burg, nëse do ta bëja këtë,” thotë ajo.

Serena Williams kujtoi se në vitin 2009 në US Open, ajo duhej të paguante një gjobë prej 175,000 dollarësh dhe t’i nënshtrohej një prove prej dy vitesh, pasi sulmoi verbalisht një gjyqtare linje. Në vitin 2018, sërish në US Open, ajo mori një pikë penallti, pasi mori dy paralajmërime (hedhje rakete dhe stërvitje). Williams më pas e quajti arbitrin “hajdut” dhe “gënjeshtar”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata ndërkombëtare e tenisit serena williams tenisti alexander zverev turneun e acapulcos u publikua një email nga tenistja us open për vitin 2021 federata ndërkombëtare e tenisit serena williams tenisti alexander zverev turneun e acapulcos u publikua një email nga tenistja us open për vitin 2021

Sondazh

Poll