Sport

‘Ja si arbitrat po favorizojnë Juven’/ Gazetari përgatit raportin tronditës! Gati publikimi

5 Mars 2022, 13:26 Nga DOSJA
‘Ja si arbitrat po favorizojnë Juven’/ Gazetari përgatit

ANGLI- Gazetari i njohur i programit Le Iene, Filippo Roma, do t’i rikthehet investigimeve dhe në këtë rast gabimet e arbitrave. Gazetari i emisionit Mediaset, duke folur për emisionin radiofonik “Il Diabolico e il Divino”, bëri të ditur se ka një raport për favorizimet e arbitrave ndaj Juventusit gjatë këtij sezoni.

Filippo Roma përmendi edhe arbitrin Daniele Orsato, protagonist në ndeshjen Juventus-Roma në të cilin përveç gabimeve në fushë, gaboi edhe në shpjegimin e episodit që i dha mesfushorit të Romës, Bryan Cristante: “Po përgatis një raport për favoret e arbitrave që i janë bërë Juventusit këtë sezon”, njoftoi gazetari.

Me rastin e ndeshjes që u luajt në muajin tetor, arbitri venecian ka fërshëllyer një penallti në favor të skuadrës së Mourinhos pa pritur që të luhej avantazhi (në vazhdim të aksionit Roma shënoi, ndërsa penalltia u prit nga Szczesny): “Në episodin e ndeshjes kundër Romës sigurisht që ka një gabim nga Orsato, por faji i tij kryesor janë fjalët drejtuar Cristantes në dhomat e zhveshjes”, shtoi gazetari.

“Kjo është një gjë e pabesueshme, Orsato ka treguar se nuk i njeh rregullat duke i thënë atij “Nuk ka avantazh në penallti”. Nuk mbaj mend një vit në të cilin Romës i janë dhënë dy penallti kundër Juventusit. Polemikat janë relative”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport filippo roma juventus roma filippo roma juventus roma

Sondazh

Poll