Sport

VIDEO/ Gjesti i Cristiano Ronaldo-s merr duartrokitjet e tifozëve të Atletico Madrid

5 Mars 2022, 12:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Gjesti i Cristiano Ronaldo-s merr duartrokitjet e tifozëve të

SPANJË– Pavarësisht se skenën e rrëmbeu i riu Elanga, Cristiano Ronaldo bëri që tifozët e Atletico Madrid të duartrokisnin portugezin. Në takimin mes Atletico Madrid dhe Manchester United për raundin e 1/16 të Champions League, në orët e fundit është bërë virale një video ku shihet portugezi duke u larguar nga fusha, por ky detaj bëri që tifozët spanjollë të duartrokisnin lojtarin.

Pas fërshëllimës së arbitrit për përfundimin e takimit, CR7 ka shkuar drejt dhomave të zhveshjes dhe në rrugën e tij ka qenë stema e Atletico Madrid.

Pavarësisht koreve jo shumë të bukur që i janë drejtuar në atë moment nga armiqtë e tij të përjetshëm, ai ka shmangur shkeljen e stemës, duke treguar një respekt të madh dhe duke marrë duartorkitjet e gjithë popullit të Atletico-s.

 

Cristiano Ronaldo moving aside so he doesn’t step on Atletico Madrid’s crest. Respect ??pic.twitter.com/DJRTLVXlce

— ?⚡. (@MadridNations) March 4, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid ronaldo atletico madrid ronaldo

Sondazh

Poll