Sport

Seedorf konvertohet në Islam: “Sophia më ndihmoi të kuptoj vlerat e familjes muslimane”

5 Mars 2022, 12:00 Nga DOSJA

EMIRATET E BASHKUARA – Clarence Seedorf u konvertua në Islam. Ka qenë vetë holandezi me një postim në profilin e tij në Instagram, që e ka bërë të ditur këtë. Sipas shtypit vendas, ai ishte në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ish-lojtari bëri konvertimin.

Ndryshe nga sa bëhet zakonisht, katër herë fituesi i Champions League nuk e ka ndryshuar emrin: “Do të vazhdoj të përdor atë që më kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! I dërgoj gjithë dashurinë time të gjithëve”,- ka shkruar ish-legjenda e Milanit dhe Real Madridit.

“Faleminderit të veçantë për të gjithë, për mesazhet e bukura që më keni dërguar për të festuar hyrjen time në familjen muslimane. Jam shumë i lumtur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat në botë. Veçanërisht jam i lumtur për Sophia, bukuroshen time që më mësoi kuptimin e Islami më në detaje”,- kanë shkruar ish-mesfushori në Instagram.

Sophia është zonja Seedorf, Sophia Makramati, e cila nga ana e saj komentoi në rrjetet sociale: “Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e këtij momenti të veçantë dhe të bukur të dashurisë sime, Clarence Seedorf i bashkohet familjes muslimane. Unë të dua.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league deri tani clarence seedorf ish-legjenda e milanit ish-legjenda e real madridit mesfushori holandez champions league deri tani clarence seedorf ish-legjenda e milanit ish-legjenda e real madridit mesfushori holandez

Sondazh

Poll