Bota

‘Nëse ne biem, bie Europa’/ Zelenskyy: NATO nuk mbylli hapësirën ajrore, e qëllimshme

5 Mars 2022, 06:16 Nga DOSJA
‘Nëse ne biem, bie Europa’/ Zelenskyy: NATO nuk mbylli

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka kritikuar liderët perëndimorë për përjashtimin e përsëritur të vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi vendin e tij për avionët rusë. Duke folur gjatë një fjalimi televiziv drejtuar popullit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se udhëheqësit perëndimorë e dinin se agresioni rus kundër vendit kishte gjasa të rritej dhe i akuzoi ata se i dhanë Vladimir Putin licencën për të vazhduar bombardimin e qyteteve.

“Duke ditur se sulmet dhe viktimat e reja janë të pashmangshme, NATO vendosi qëllimisht të mos mbyllte qiellin mbi Ukrainë. Sot lidershipi i aleancës dha dritën jeshile për bombardime të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi”.

“Ne besojmë se vendet e NATO-s kanë krijuar një narrativë se mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës do të provokonte një sulm të drejtpërdrejtë rus ndaj NATO-s. “Kjo është autohipnozë e atyre që janë të dobët, të pasigurt brenda tyre, pavarësisht se kanë armë shumë herë më të forta se ne”, tha më tej ai.

Udhëheqësit perëndimorë kanë përjashtuar futjen e një zone ndalim-fluturimi që nga fillimi i pushtimit rus, duke argumentuar se do të kërkonte që avionët e NATO-s të qëllonin mbi luftëtarët rusë, duke shkaktuar potencialisht një konflikt më të gjerë.

Një tjetër mesazh dramatik u përcoll nga Presidenti i Ukrainës, i cili paralajmëroi se nëse ” Ukraina bie, e gjithë Europa do të bjerë “.

” Përkrah Ukrainën. Nëse Ukraina bie, e gjithë Europa do të bjerë. Nëse fitojmë dhe jam i sigurt për këtë, do të jetë vërtet një fitore e madhe për Republikën. Do të jetë një fitore për lirinë ”, tha ai, ndërsa në orët e fundit kërkon sërish ndihmë nga Perëndimi dhe pak para bisedimeve të treta sqaron se nuk do t’i dorëzohet presioneve për lëshime.

Mesazhi i Zelenskyyu shfaq në ekranet gjigante të vendosura në qytete në Poloni, Gjeorgji, Gjermani, Francë dhe Hungari.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodomir zelenskyy

Sondazh

Poll