Bota

“Rusët duan të na shfarosin”, kryebashkiaku i Mariupolit: Jemi të shkatërruar

4 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
“Rusët duan të na shfarosin”, kryebashkiaku i Mariupolit:

UKRAINË – Kryebashkiaku i qytetit Mariupol Vadym Boychenko kërkoi ndihmë ushtarake dhe hapjen e korridori për ndihma humanitare për shkak të gjendjes katastrofale që po përjeton qyteti nga bombardimet ruse. Ai theksoi se banorët e Mariupolit nuk kanë më as ujë, energji elektrike dhe ushqime për shkak të operacione shkatërrimtare të ushtrisë ruse.

Në një dalje për një televizion ukrainas, kryebashkiaku i Mariupolit bëri me dije se Rusia do ta shfarosë qytetin pasi është zona e fundit që e ndihmon Moskën të krijojë një korridor me rajonin separatist pro-rus të Krimesë.

“Jemi të shkatërruar. Ata duan të na shfarosin nga faqja e dheut. Ky është qyteti i fundit që ndalon krijimin e një korridori mes Rusisë dhe Krimesë”, tha Boychenko.

Mariupoli është njëri prej qyteteve më të shkatërruar nga forcat ruse së bashku me Kharkivin në Ukrainë. Në Mariupol jetojnë 400 mijë banorë.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: Al Jazeera

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll