Bota

Lufta në Ukrainë, BE ndërpret bashkëpunimin me Rusinë në fushën e kërkimeve shkencore

4 Mars 2022, 14:25 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, BE ndërpret bashkëpunimin me Rusinë

BRUKSEL – Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha komisioni të premten në një deklaratë.

Komisioni Europian gjithashtu pezulloi pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re me organizatat ruse.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.

LAMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll