Bota

FT/ “Doli huq”, zëdhënësi i Zelenskyyt: Copë rakete pranë shtëpisë së tij

4 Mars 2022, 16:23 Nga DOSJA
FT/ “Doli huq”, zëdhënësi i Zelenskyyt: Copë

KIEV – Një raketë ruse ka rënë pranë shtëpisë së dytë së presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenskyy në zonën e Koncha Zaspa. Lajmi u dha nga zëdhënësi i kreut të shtetit ukrainas Sergii Nykyforov, i cili publikoi fotot e copave të predhave në profilin e tij në Facebook. Bashkëpunëtori i Zelenskyyt shkruan se shefi i Kievit i komentoi pas lajmit se raketa doli huq.

“Një copë nga një raketë e rënë në oborrin e vilës presidenciale në Koncha Zaspa. ‘Doli huq’, komentoi Volodymyr Zelenskyy”, shkruan zëdhënësi i tij Sergi Nykyforov.


Momentalisht, kreu i shtetit të Ukrainës është strehuar që prej fillimit të luftës në një bunker në Ukrainë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll