Bota

Bisedë Putin-Scholz, presidenti rus njofton për raundin e tretë të bisedimeve

4 Mars 2022, 14:51 Nga DOSJA
Bisedë Putin-Scholz, presidenti rus njofton për raundin e tretë

BERLIN/ MOSKË – Kancelari gjerman Olaf Scholz bisedoi sot në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Shefi i Kremlinit i bëri me dije Scholz se Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë brenda kësaj jave raundin e tretë të bisedimeve lidhur me luftën në Ukrainë, por data ende nuk është caktuar.

Kancelari Scholz i kërkoi Putinit që të ndalë menjëherë operacionin e pushtimit të Ukrainës. Biseda mes tyre zgjati rreth 1 orë. Ata ranë dakord që të vazhdojnë me bisedimet e përbashkët në vijim.

LAJMI KRYESOR: DITA 9/ Lufta në Ukrainë, 331 qytetarë të vrarë, termocentrali bërthamor në duart e Rusisë

Burimi: Devdiscourse

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll