Aktualitet

Ngërçi me heqjen e orës policore, muzika nuk lejohet pas 22:00! (A do e zgjidhë Çuçi?)

4 Mars 2022, 09:46 Nga DOSJA
Ngërçi me heqjen e orës policore, muzika nuk lejohet pas 22:00!

TIRANË– Ora policore është hequr, por ajo që nuk lejohet pas orës 22:00 është muzika e lartë. Vendimi u mor dhe u deklarua dy ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, porn ë fuqi hyri vetëm mbrëmë. Tashmë qytetarët mund të qarkullojnë lirshëm në 24 orë, por ajo që nuk lejohet është muzika e lartë. Pra, bizneset do të jenë të hapura, por pa muzikë pas orës 22:00.

Akti normativ për heqjen e muzikës u vu një vit më parë nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi më 26 maj të vitit të shkuar. Në doKument theksohej se do të ishte po Çuçi ai që do të vendosë për lejimin e muzikës për këtij orari.

“Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me pezullim aktiviteti për një periudhë 6-mujore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj pike është Policia e Shtetit,”- thuhej në VKM.

Po tani ç’do të ndodhë? A do të dalë një tjetër VKM për lejimin e muzikës?

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuç mbyllja e dyte ne shqiperi bledi çuç mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll