Aktualitet

KRYESORET/ Çfarë ndodhi gjatë natës dhe këtë mëngjes në Ukrainë, dita e 9 e luftës

4 Mars 2022, 09:20 Nga DOSJA
KRYESORET/ Çfarë ndodhi gjatë natës dhe këtë

UKRAINË– Jemi në ditën e nëntë të luftës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u raportua se Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia u sulmua nga rusët. Kjo gjë ka bërë që të ketë reagime të njëpasnjëshme. Ukraina paralajmëroi rrezik të madh për tërë Evropën. Liderë të ndryshëm si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Boris Johnson, biseduan gjatë natës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Çfarë ka ndodhur gjatë natës dhe këtë mëngjes:

*Centrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë u sulmua nga forcat ruse. Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

*Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit. Ai tha se bombardimi i këtij centrali bërthamor mund të shkaktojë fatkeqësi më të madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986 pasi ky central është më i madhi në Evropë.

*Kryeministri britanik Boris Johnson tha se do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

*Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

LAJMI KRYESOR: LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll