Bota

NATO: Ne nuk duam luftë me Rusinë, por nëse vjen tek ne jemi të gatshëm për këtë

4 Mars 2022, 11:43 Nga DOSJA
NATO: Ne nuk duam luftë me Rusinë, por nëse vjen tek ne jemi

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-së në Bruksel për të biseduar për luftën Rusi-Ukrainë. Anadolu Agency shkruan se në takim pritet të diskutohen planet aktuale afatgjata të NATO-s në Evropën Lindore dhe Evropën Qendrore pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përpara takimit tha se NATO ka treguar një unitet shumë të shpejtë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam konflikt, por nëse vjen tek ne jemi të gatshëm për këtë. Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha Blinken.

Blinken tha se kanë bërë përgatitje për të ardhmen e NATO-s dhe se ngjarjet në javët e fundit japin shenja rreth të ardhmes së aleancës. Ai potencoi se në javët e ardhshme NATO do të vazhdojë të tregojë unitet.

NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam luftë me Rusinë”

Stoltenberg tha se në takimin që do mbahet sot do të konsultohen për kundërpërgjigjen e dhënë ndaj pushtimit të Rusisë. Duke bërë të ditur se do të diskutojnë edhe pasqyrimet afatgjata të kësaj, Stoltenberg tha se mbrëmë panë lajmet lidhur me sulmin e Rusisë ndaj një centrali bërthamor në Ukrainë.

Kjo situatë tregon se lufta duhet të përfundojë dhe Rusia të tërheqë të gjithë ushtarët e saj dhe të ndërmarrë përpjekje diplomatike. NATO është një aleancë me qëllim mbrojtjen. Ne nuk duam luftë me Rusinë“, deklaroi Stoltenberg.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(I.A/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken jens stoltenberg nato antony blinken jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll