Bota

Rusia miraton ligjin që dënon me 15 vite burg për postimin e ‘lajmeve të rreme’

4 Mars 2022, 11:03 Nga DOSJA
Rusia miraton ligjin që dënon me 15 vite burg për postimin e

RUSI-Rusia ka vendosur një ligj të ri që dënon me burgim deri në 15 vite personat që publikojnë në media informacione të pa vërteta. Sipas Daily mail, Televizioni shtetëror në Rusi, i kontrolluar nga Kremlini, ka thënë se masa e re do të miratohet gjatë seancës parlamentare. Kanë nisur të merren masat e para për disa nga mediat ruse.

Të enjten, një nga mediat pavarura ruse TV Rain ndaloi transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mbulimin e pushtimit. Kanali, i njohur edhe si Dozhd, e përfundoi transmetimin e tij përfundimtar duke treguar stafin që po dilte jashtë setit. Rregullatori rus i telekomunikacionit akuzoi kanalin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, prishjen e qetësisë massive, sigurisë publike dhe nxitjen e protestave”.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll