Bota

“Polina donte librat e Harry Potter”, si u shua familja në Kiev, e mbijetuara s’di ende gjë

4 Mars 2022, 10:13 Nga DOSJA
“Polina donte librat e Harry Potter”, si u shua familja në

UKRAINË- Një familje është vrarë në Ukrainë dhe e mbijetuara e vetme është Sofia njëra nga fëmijët e çiftit Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya të cilët u sulmuan nga rusët. Të vdekur mbetën çifti së bashku me vajzën e tyre 10 vjeçare, Polina. Vajza e tyre e madhe Sofia dhe djali i vogël Semyon u plagosën dhe u lanë në gjendje kritike në spital, pa e ditur se familja e tyre ishte vrarë. Djali pesë vjeçar nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe vdiq në Spitalin e Fëmijëve Okhmatdyt shkruan Daily Mail.

Sofia, 13 vjeçe, është ende në gjendje kritike në spital, pa ndjenja dhe e pavetëdijshme se e gjithë familja e saj është vrarë. Një foto e vajzës Polina, u shpërnda nga Vladimir Bondarenko, nënkryetari i bashkisë së Kievit të hënën.

“Emri i saj ishte Polina. Ajo studioi në klasën e 4-të të shkollës në Kiev. Ajo dhe prindërit e saj u qëlluan nga DRG ruse.’ 10-vjeçarja i donte librat e Harry Potter dhe ishte në vitin e fundit në shkollën fillore kur u vra” shkruajti Bondarenko.

LAJMI KRYESOR: 9 ditë LUFTË në Ukrainë, Rusia sulmon termocentralin bërthamor (Zhvillimet)

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll