Bota

Sulm në Pakistan, humbin jetën 30 persona nga bombardimi i xhamisë

4 Mars 2022, 11:46 Nga DOSJA
Sulm në Pakistan, humbin jetën 30 persona nga bombardimi i

PAKISTAN- Një bombë e fuqishme shpërtheu brenda një xhamie shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar të premten, duke vrarë më shumë se 30 besimtarë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, shumë prej tyre në gjendje kritike.

Aljazeera shkruan se shpërthimi ndodhi ndërsa besimtarët ishin mbledhur në xhaminë Kucha Risaldar në zonën e qytetit të vjetër të Peshawarit për faljen e së premtes. Shefi i policisë në Peshawar, Muhammed Ejaz Khan, tha se dhuna filloi kur dy sulmues të armatosur hapën zjarr ndaj policisë jashtë xhamisë.

Një sulmues dhe një polic u vranë në përleshje me armë, dhe një tjetër polic u plagos. Sulmuesi i mbetur më pas hyri në xhami dhe shpërtheu një bombë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sulm ne pakistan sulm ne pakistan

Sondazh

Poll