Bota

Ekspertja e materialeve bërthamore: U frikësova shumë këtë mëngjes

4 Mars 2022, 11:30 Nga DOSJA
Ekspertja e materialeve bërthamore: U frikësova shumë

UKRAINË- Ekspertja e materialeve bërthamore Claire Corkhill, flet për zjarrin e shkaktuar në Zaporizhzhia mengjesin e sotëm në centralin bërthamor, sipas BBC.

Sipas ekspertes së materialeve bërthamore në Universitetin e Shefildit, Claire Corkhill pas monitorimit të impiantit bërthamor situata është shumë e rrezikshme. Gjithashtu reaktorët janë nxjerrë ‘offline’ që do të thotë se ata po fikin të gjithë reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme.

Udhëheqësit perëndimorë e kanë quajtur sulmin e dukshëm në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia “të tmerrshëm” dhe “të pamatur”.

Ekpertja shprehet se ishte hera e parë që ajo frikësohej shumë si mëngjesin e sotëm.

 “Në këtë rast do shohim një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Fukushima në vitin 2011, kur një humbje e energjisë solli edhe humbjen e ftohjes, çka solli shkrirjen e tre reaktorëve bërthamorë. Për herë të parë këtë mëngjes jam e frikësuar”.

LAJMI KRYESOR: DITA E 9/ Lufta në Ukrainë, sulmohet termocentrali bërthamor, Rusia e merr nën kontroll

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota claire corkhill lufta ukraine-rusi zaporizhzhia claire corkhill lufta ukraine-rusi zaporizhzhia

Sondazh

Poll