Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka fundosur një anije mallrash në brigjet e Ukrainës

4 Mars 2022, 07:22 Nga DOSJA
Një shpërthim i fuqishëm ka fundosur një anije mallrash

Pronarët estonezë të një anijeje mallrash kanë thënë se ajo është fundosur në brigjet e Ukrainës, pas një shpërthimi.

Ata kanë thënë se dy pjesëtarë të ekipit kanë përfunduar në një gomone shpëtimi në det dhe katër tjerë janë të zhdukur. Megjithatë të gjashtit më vonë janë shpëtuar nga ekipet ukrainase. Anija është në pronësi të kompanisë me bazë në Estoni, Vista Shipping Agency. Shteti baltik, Estonia është vend anëtar i NATO-s dhe ndan kufirin me Rusinë.

Anija është ankoruar në brigjet ukrainase pasi është larguar nga një port afër Odesas disa ditë më parë. Ende nuk është bërë e qartë çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Ushtria ukrainase ka thënë se Rusia është duke dërguar anije zbarkuese amfibe për të pushtuar Odesan, një qytet me një milion banorë dhe port të madh detar, teksa vazhdon të avancojë në jug të Ukrainës.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fundoset nje anije lufta ukraine-rusi fundoset nje anije lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll