Bota

Lufta në Ukrainë/E fortë nga OKB:Më shumë se 10 mln persona do largohen nga shtëpitë e tyre

3 Mars 2022, 21:24 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/E fortë nga OKB:Më shumë se 10 mln

NJU YORK- Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 10 milionë njerëz mund të përfundojnë duke ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, duke përfshirë katër milionë që mund të kalojnë kufirin në vendet fqinje. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric tha në një deklaratë se nevojat në Ukrainë po rriten çdo ditë.

“Ne presim që më shumë se 10 milionë njerëz mund të largohen nga shtëpitë e tyre nëse dhuna vazhdon, duke përfshirë 4 milionë njerëz që mund të kalojnë kufijtë me vendet fqinje,”- tha në një deklaratë Dujarric. Po ashtu, ndërkohë stafe të OKB janë zhvendosur jashtë Kievit për të ofruar ndihma humanitare.

“Kolegët tanë humanitarë theksojnë se për të rritur operacionet tona, ne kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të papenguar në të gjitha zonat e prekura nga konflikti,”-shtoi ai.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi stephane dujarric lufta ukraine-rusi stephane dujarric

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 21:07

Scholz bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

GJERMANI- Një armëpushim është i nevojshëm urgjentisht për ndihmuar në shtensionimin e situatës në Ukrainë, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten. A...