Bota

Foto prekëse! Babai ukrainas qan djalin e tij të vdekur në spitalin e Mariupolit

3 Mars 2022, 16:48 Nga DOSJA
Foto prekëse! Babai ukrainas qan djalin e tij të vdekur në

UKRAINË – Sergej, një baba ukrainas nuk e imagjinonte kurrë se do të varroste të birin e tij, Ilia, por lufta e pamëshirshme në Ukrainë i ka shkaktuar tragjedinë më të madhe të jetës. Ai mori trupin e të birit të vdekur në spitalin e qytetit Mariupol. Përpara se ta varroste, ai vajtoi mbi kufomën e djalit të tij.

Djaloshi ndërroi jetë pasi po luante futboll me disa miq të tij dhe një raketë ra mbi ta. Njëri prej miqve të Ilias humbi njërën këmbë, tjetrit iu prenë të dyja këmbët, ndërsa Ilia nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve fatale.

Qyteti po përjeton ditë të mallkuara, ku raportohet se kanë ndërruar jetë qindra persona nga sulmet me raketa. Në mes të tyre ka dhe fëmijë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

Burimi: The Sun

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll