Bota

Zelenskyy do dialog me Putin, thirrje NATO: Na sillni avionë, pas nesh e keni radhën ju!

3 Mars 2022, 16:14 Nga DOSJA
Zelenskyy do dialog me Putin, thirrje NATO: Na sillni avionë, pas nesh e

KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy ka dalë në një konferencë shtypi – ku i bëri thirrje Perëndimit që t’i dërgojë avionë luftarakë, por edhe homologut rus, Vladimir Putin që të takohet personalisht me të. Gjatë konferencës së tij për shtyp, Zelenskyy bëri thirrje nga vendet e NATO-s por edhe të tjerë që të ndihmonin me avionë luftarakë, pasi Ukraina kishte mungesa. 

“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë. Nëse nuk jemi më ne atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës. Jam gati të flasim personalisht me Putin për të ndalur luftën. Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me…(Presidentin francez Emmanuel Macron),”-tha ai duke iu drejtuar Putinit, duke iu referuar faktit që ai ka pritur liderët botërorë në një tryezë tashmë jashtëzakonisht të gjatë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll