Bota

Analisti i BBC: Si po përballet ushtria e Ukrainës me Rusinë? Tani nis rreziku…

3 Mars 2022, 16:21 Nga DOSJA
Analisti i BBC: Si po përballet ushtria e Ukrainës me Rusinë?

KIEV- Është e pamundur të marrësh informacione për ushtrinë e Ukrainës, pasi Kievi është i kujdesshëm që të mos japë asgjë detaj në lidhje me dobësitë e mundshme të ekipit të tyre. Por BBC ka folur me një ekspert, i cili thotë se ka dy sfida të rëndësishme me të cilat do të përballet ushtria e Ukrainës në ditët në vijim, pavarësisht se forcat e saj bëjnë më të mirën që të ngadalësojnë përparimet ruse.

Nick Reynolds, analist hulumtues në luftë tha se Ukraina duhet t’i parandalojë të dy skenarët e luftës, pasi ekziston rreziku që trupat ruse të lëvizin nga jugu dhe të kontaktojnë me forcat nga veriu. Nëse të dy frontet kombinohen në një, kjo do të izolonte numrin e madh të trupave ukrainase të vendosura përgjatë vijës së konfliktit në Donetsk dhe Luhansk (në Ukrainën lindore).

Reynolds thotë se ushtria e Ukrainës gjithashtu mund të jetë afër shterimit të furnizimeve të saj me municione. Është e vështirë të parashikohet se çfarë furnizimesh kanë mbetur shtatë ditë pas nisjes së luftës, por duke pasur parasysh intensitetin e luftimeve, Reynolds parashikon se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të zgjasë edhe më shumë pa municione të tjera dhe predha artilerie.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll