Bota

Prej dy vitesh në Kherson, qytetari amerikan: Po tentojmë të fusim një karvan me ndihma

3 Mars 2022, 15:51 Nga DOSJA
Prej dy vitesh në Kherson, qytetari amerikan: Po tentojmë të

UKRAINË – Një qytetar amerikan tha se po negocion me një senator në SHBA për të futur në qytetin e Khersonit një karvan me ndihma humanitare. Don Flett tregon për BBC se jeton prej dy vitesh në këtë qytet së bashku me familjen e tij. Ai thekson se është në kontakt me senatorin Bob Menendez për të mundësuar dërgimin me furnizime për banorët e Khersonit.

“Po punojmë për të lejuar një karvan me ndihma humanitare për të ardhur nga Hungaria dhe Rumania”, tregon Flett.

Më tej, Flett shton se ka kryebashkiaku i Khersonit i ka kërkuar personalisht që të negociojë me komandatin rus të qytetit për të siguruar kalimin pa probleme të karvanit me ndihma humanitare. Nga ana tjetër, ai tregoi se një raketë ra 200 m larg pallatit ku ai jeton në Kherson.

“Raketa më tërhoqi vëmendjen. Ishte shpërthimi i parë që ra në bllokun e apartamenteve ku jetoj. Gjendja në qytet është e rrezikshme”, përfundoi qytetari amerikan.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

Burimi: BBC

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll