Bota

PIKAT KYÇE- Dita e 8 e luftës në Ukrainë, ç’duhet të dimë deri më tani…?

3 Mars 2022, 16:37 Nga DOSJA
PIKAT KYÇE- Dita e 8 e luftës në Ukrainë,

KIEV– BBC ka bërë përmbledhjen e 7 ditëve të fundit që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Një milion njerëz janë larguar dhe sulmet po intensifikohen në qytetet kryesore – megjithëse vetëm një qytet i madh ka rënë. Më poshtë renditen të dhënat më të fundit nga ana e fronti i luftës:

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç të Khersonit, në jug të Ukrainës – qyteti i parë i madh që është pushtuar nga trupat ruse.

Kryetari i bashkisë së Mariupol – një qytet strategjik port jugor – thotë se trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe ngrohjen

Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron se Rusia do të çmilitarizojë me sukses Ukrainën – dhe paralajmëroi se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e kërkesave të Moskës.

Një raund i dytë bisedimesh ka filluar në Bjellorusi midis negociatorëve ukrainas dhe rusë

Rusia përballet me një hetim për krime lufte pasi ushtria e saj u akuzua për bombardimin e civilëve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se një luftë e tretë botërore do të ishte bërthamore, por ai thotë se kjo nuk është diçka që rusët po mendojnë.

Kryeqyteti, Kievi, mbetet nën kontrollin e qeverisë, megjithëse ka pasur disa shpërthime të mëdha. Një autokolonë e madhe ruse mbetet pak metra larg kryeqytetit. 

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kiev lufta ukraine-rusi kiev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll