Bota

Shqiptarët në Ukrainë! Ikën nga Korça…tani përballen ‘dhëmb për dhëmb’ me rusët për Odesa

3 Mars 2022, 15:05 Nga DOSJA
Shqiptarët në Ukrainë! Ikën nga Korça…tani

UKRAINË– Odesa është qyteti i tretë më i madh në Ukrainë me një popullsi prej mbi 1 milionë banorësh, duke e bërë një prej shënjestrave të Rusisë. Forcat e Armatosura të kësaj të fundit janë gati që të ‘shkelin’ mbi çdo gjë që u del para për të marrë Kievin. Por para ka edhe shqiptarë! Po, po, shqiptarë! Në qytetin që ëshë një qendër e madhe portuale në bregun veriperëndimor të Detit të Zi, jeton një komunitet shqiptar.

Por nuk janë të vetmet pasi shqip flitet edhe në fshatrat e Georgievkas, Devninskoes dhe Gamovkas. Me ashpërsimin e luftës në terren rusët kanë bombarduar fshatrat shqiptare, duke bërë që mijëra shqiptarë të paketojnë sërish gjithë ç’kanë dhe të largohen drejt vendeve të tyre. E gjitha për t’u shpëtuar bombardimeve dhe terrorit rus. 5000 shqiptarët e Ukrainës emigruan nga rrethi i Korçës për në Evropën Lindore pikërisht për t’i shpëtuar luftës, asokohe me Perandorinë Osmane, por e gjejnë veten, për ironinë e fatit, sërish në vijën e betejës.

Pasi u larguan nga Korça, fillimisht pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty. Vendi i parë ku shkuan ishte në veri të Odesës, së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra, është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta.

Para lufte, ata kishin shqetësimin e tyre më të madh papunësinë, ndërsa sot i duhet që të marrin dhe vetë armët duke iu bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus. Deri më tani, kur ka kaluar rreth 8 ditë nga nisja e luftës, Odesa ende qëndron… Rusët bombardojnë, por deri më tani nuk u kanë planet siç i kanë parashikuar, as më ukrainasit dhe as me shqiptarët.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi odesa lufta ukraine-rusi odesa

Sondazh

Poll