Bota

FT/ Lufta në Ukrainë, hapet supermarketi pas 1 jave në Kiev, furnizime me qumësht dhe bukë

3 Mars 2022, 15:00 Nga DOSJA
FT/ Lufta në Ukrainë, hapet supermarketi pas 1 jave në Kiev,

KIEV – Analisti dhe gazetari i njohur britanik Tim Judah zbuloi se një supermarket është hapur në Ukrainë pasi qëndroi 1 javë i mbyllur për shkak të luftës së egër midis Ukrainës dhe Rusisë. Ai shton se pavarësisht situatës së rëndë që po kalon kryeqyteti dhe mbarë vendi janë dërguar furnizime me qumësht dhe bukë në supermarket, ndërsa është krijuar një radhë e vogël me qytetarë.

“Nuk mund t’ju tregoj se çfarë po ndodh aty ku po bëhet luftë, por supermarketi ku unë ndodhem është rihapur pas 1 jave i mbyllur. Ka vetëm një radhë të vogël. E rëndësishme është se furnizimet me qumësht dhe bukë janë dërguar”, shkruan Judah.

I can’t tell you ëhat is happening ëhere there is fighting but my local supermarket has reopened after being closed for a ëeek. Only a small queue. Importantly it has had deliveries including bread and milk! #Kyiv #Ukraine pic.tëitter.com/sXirFoA1HH

— Tim Judah (@timjudah1) March 3, 2022

Kievi po kalon ditë të vështira për shkak të bombardimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nga ushtria ruse. Banorët janë strehuar gjatë netëve në shtëpi dhe bunkere për t’i shpëtuar bombardimeve.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë
(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll