Bota

Mbërrin delegacioni ukrainas në Bjellorusi, pritet takimi me palën ruse

3 Mars 2022, 14:11 Nga DOSJA

BJELLORUSI– Negociatorët ukrainas kanë mbërritur në vendin e takimit për bisedime me palën ruse në Bjellorusi. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raporton se delegacioni ukrainas pritet të takohet me rusët në një nga dhomat e konferencave në ‘Hunter House’ që është bërë gati që nga dita e kaluar.

Ministria e jashtme e Bjellorusisë postoi një foto të një dhome konferencash, duke thënë se ajo ishte krijuar për të pritur raundin e dytë të bisedimeve mes Rusisë e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës dhe i Rusisë nuk do të jenë të pranishëm.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi bisedimet ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll