Bota

8 DITË/ Ç’ka ndodhur gjatë një jave në Ukrainë, sa ka avancuar Rusia

3 Mars 2022, 14:11 Nga DOSJA
8 DITË/ Ç’ka ndodhur gjatë një jave në

UKRAINË– Është mesditë në Kiev dhe kanë kaluar shtatë ditë pasi Rusia nisi një pushtim të vendit. Sot jemi në ditën e tetë dhe lufta vijon ende. Por çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe? Më poshtë keni renditjen e zhvillimeve kryesore;

*Rusia shtrëngon jugun: forcat ruse po luftojnë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike në jug të Ukrainës, pas ditësh luftimesh intensive.

*Mariupol nën rrethim: Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha se ushtria ruse po krijon një “katastrofë humanitare” në qytet.

*Beteja për Kherson: Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Kherson tregoi se kishte rënë të mërkurën, pasi forcat ukrainase ishin larguar. Megjithatë, sipas inteligjencës ushtarake britanike, situata mbetet e paqartë.

*Vala e refugjatëve: Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së. 

*Bisedimet e pritshme: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet në Bjellorusi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. Raundi i parë të hënën zgjati pesë orë dhe përfundoi pa asnjë marrëveshje.

*Moska ndryshon taktikën: Trupat ruse po angazhohen në sulme më të drejtpërdrejta në qytetet ukrainase e në vrasjen e civilëve pasi përpjekjet për të rrethuar Kievin, dështuan.

*Shpërthimet në Kharkiv: Në verilindje të Ukrainës, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit.

*Thellohet izolimi rus: Vazhdojnë të shpallen sanksione dhe sekuestrime asetesh, ndërsa Formula 1 ka përfunduar marrëveshjen e saj për Çmimin e Madh të Rusisë.

*Kina mohon kërkesën e supozuar: Kina ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që pretendonte se zyrtarët kinezë i kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin e saj deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll