Bota

Katër ditë e bllokuar, ç’ka ndodhur me kolonën ruse që mban Kievin me zemër të ngrirë

3 Mars 2022, 13:35 Nga DOSJA
Katër ditë e bllokuar, ç’ka ndodhur me kolonën ruse

UKRAINË– Për ditë të tëra, banorët e Kievit ishin përgatitur për një kolonë 40 milje të gjatë me  tanke ruse, automjete të blinduara dhe artileri tërheqëse për të mbërritur për një sulm në kryeqytetin ukrainas. Por, kur kanë kaluar katër ditë, ata kanë mbetur në pritje. Sot, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se karvani duket se ka ngecur rreth 30 kilometra (19 milje) jashtë Kievit dhe ka bërë “pak përparim të dukshëm” gjatë tre ditëve të fundit, duke cituar inteligjencën.

“Trupi kryesor i kolonës së madhe ruse që përparon në Kiev mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit, pasi është vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi. Kolona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë,”- thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha një natë më parë se kolona ende mbetet e bllokuar.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane u tha gazetarëve se megjithëse autokolona po vuan mungesë karburanti dhe ushqimi, SHBA-të kanë vlerësuar se rusët “do të mësojnë nga këto hapa të gabuara dhe këto pengesa dhe do të përpiqen t’i kapërcejnë ato”.

Bllokimi përfundimtar i kolonës mund të krijojë probleme të shumta strategjike për Rusinë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll