Bota

Ursula von der Layen: Ukrainasit i përkasin familjes evropiane

3 Mars 2022, 13:28 Nga DOSJA
Ursula von der Layen: Ukrainasit i përkasin familjes evropiane

RUMANI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen përsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë se nuk ka dyshim se këta njerëz të guximshëm që mbrojnë vlerat tona me jetën e tyre i përkasin familjes evropiane. CNN shkruan se Von Der Leyen tha se blloku mund t’u sigurojë refugjatëve ukrainas mbrojtje, qëndrim, qasje në punë dhe strehim, duke shtuar se nuk është vetëm një akt dhembshurie në kohë lufte, por është edhe detyra jonë si evropianë.

Von der Leyen tha se të paktën një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina gjatë javës që nga fillimi i pushtimit dhe kapërcejnë kufijtë tanë. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis, Von Der Leyen njoftoi krijimin e një qendër të mbrojtjes civile për Ukrainën me bazë në Rumani për të ndihmuar me nevojat humanitare.

Ajo gjithashtu iu drejtua radhëve të gjata të njerëzve në kufirin polak duke thënë se ata kanë nxjerrë udhëzime për menaxhimin e kufirit. Kjo është për të thjeshtuar formalitetet në kufi dhe për t’u mundësuar njerëzve që të marrin një strehë më shpejt. Von der Leyen tha se ne po ofrojmë mbështetje humanitare për t’u përballur me pasojat e kësaj lufte dhe se do të shpërndajnë të paktën 500 milionë euro nga buxheti i BE-së në ndihmë humanitare dhe sigurisht që do të vijnë më shumë.

Për sanksionet, ajo deklaroi se qëllimi i BE-së është të ndërpresë kapacitetin e Kremlinit për të luftuar fqinjët e tij dhe paralajmëroi për “hapa shtesë nëse situata përkeqësohet në terren”. BE po përgatitet në rast të “hakmarrjes” nga Rusia, duke punuar për të diversifikuar furnizimet e saj me energji, tha ajo. Von der Leyen njoftoi gjithashtu planet për të lidhur Ukrainën me rrjetin evropian të energjisë elektrike.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll