Bota

SHËNIMI: Çfarë do të përfshijë hetimi i krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë?

3 Mars 2022, 14:19 Nga DOSJA
SHËNIMI: Çfarë do të përfshijë hetimi i krimeve

HOLANDË- Anna Holligan, korenspondetja e BBC në Hagë ka përgatitur një artikull për krimet e luftës, për të cilat do të hetohet Rusia pas pushtimit të Ukrainës. Në fakt, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) Karim Khan i tha BBC-së se ai tashmë ka dërguar një ekip në rajon, për të filluar mbledhjen dhe ruajtjen e çdo prove që mund të bjerë në juridiksionin e gjykatës, që mbulon krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe çdo kod që shkel Konventën e Gjenevës. 

Për shembull, granatimet e zonave të banuara, duke synuar qëllimisht civilët ose ndërtesat që nuk kanë lidhje ushtarake; si zyrat e shtetit në Kharkiv por edhe kulla televizive në Kiev. Hetuesit e ICC-së do të mbledhin të dhëna për të ndërtuar një projeksion më të qartë të terrenit, për të krijuar një zinxhir komandimi dhe përfundimisht për të ngritur akuza kundër njerëzve në krye që japin urdhrat dhe orkestrojnë pushtimin. Por Rusia nuk është anëtare e ICC-së, kështu që çdo shtetas rus do të duhet të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

Por siç na tregon historia, liderët që duken të gjithë të fuqishëm, të paprekshëm sot, mund të mos jenë të tillë nesër.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjykata e hages karim khan lufta ukraine-rusi gjykata e hages karim khan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll