Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet 39-vjeçari, telefonata që e vuri në pranga
6 Korrik 2019, 09:57Nga DOSJA
KORCE- Dy ditë pasi Kavaja u trondit nga një luftë me plumba, e cila i mori jetën një kalimtari, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 39-vjeçar ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një banese, fatmirësisht pa të lënduar. Ka qenë një telefonatë që ka denoncuar për këtë person që po lëvizte me armë gjahu pa leje.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.
Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.
Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.
Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Nis procesi i Vettingut në Policinë e Shtetit, e ashtu siç parashikohet në ligjin e miratuar disa javë më parë në Parlament, i pari që del n...
TIRANË– Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë dalë në një protestë para Kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-ve.Në protestën e organizuar nga ‘Eco Albania...
Fundjava me diell dhe temperatura të larta ka risjellë radhët në pikën doganore të Morinës.Dhjetra automjete shihen teksa presin të hyjnë në Shqipëri për të kal...
Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Burimë bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është pë...
SHBA– Shoqata “Vatra” në SHBA e mbështetur nga komuniteti shqiptar do të zhvillojë një protestës anti-Soros para Shtëpisë së Bardhë.Protesta do të zhvillohet di...
Një denoncim i pazakontë është bërë mbrëmjen e sotme nga aktivisti Kostandin Pula, ku një mësues ishte marrë me dhunë në mes të natës nga Policia e Kurbinit me ...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë për pesë të arrestuarit e operacionit “Prekalori” ku edhe u sekuestruan 205 kg drogë. (Lexo këtu)P...
GJIROKASTËR– Tre banesa janë vjedhur gjatë natës në fshatin Qesarat të njësisë administrative Luxhëri në Gjirokastër.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se n...