Bota

Lufta në Ukrainë, Zelenskyy: Rusia po godet qytetarët se me ushtrinë tonë s’ia del dot

3 Mars 2022, 09:49 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, Zelenskyy: Rusia po godet qytetarët se me

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pretendon se ushtria e vendit po reziston pavarësisht se bombardimet e qyteteve nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata.

BBC shkruan se në një tjetër postim në rrjetet sociale, Zelensky shkruan se fakti që rusia ka ndryshuar taktikë dhe se tashmë po godet civilët, tregon që forca ushtarake e Ukrainës ka qenë mjaft e fortë dhe u ka rezistuar. Për pasojë, Moska ka menduar të godasë qytetarët e thjeshtë në mënyrë që të korrë një fitore më të shpejtë.

 “Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë. Rusia ka ndërruar taktikë dhe kjo gjë tregon se forcaa jonë ushatrake u ka rezistuar sulmeve. Po godasin civilët në mënyrë që të korrin fitore më të shpejtë pasi ndryshe nuk ia del dot. Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë,”- tha Zelensky ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll