Bota

Zelesnkyy-Putinit: Erdhe si virus, tani kthehu në shtëpi!

3 Mars 2022, 09:53 Nga DOSJA
Zelesnkyy-Putinit: Erdhe si virus, tani kthehu në shtëpi!

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy e ka konsideruar pushtimin nga Rusia njësoj si ai i Covid-19. Në një video që ka postuar në Facebook ai shkruan se saktësisht 2 vjet më parë u regjistrua rasti i parë me Covid-19 në Ukrainë dhe pikërisht një javë më parë, vendit i erdhi një tjetër virus. Këtë herë, ishte Vladimir Putin e jo Covid-19.

“Një javë më parë, në orën 4 të mëngjesit, Rusia pushtoi Ukrainën. Agresion akut, mani për madhështi, mani për persekutim. Komplekse të rënda psikologjike dhe si rezultat – sisteme raketore. Artileri reaktive. Tanke dhe mjete të tjera të blinduara ashtu si karkalecat. Orët dhe ditët e para luftërat ishin jashtëzakonisht të vështira. Por ne ishim të bashkuar, dhe për këtë arsye të fortë duruam. Dhe kështu do të jetë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë”, tha Zelensky.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll